Opinioni i Komisionit të Venecias, Taulant Balla: Të mos e lexojmë si tifozë, i dha dritën jeshile ‘Antishpifjes’

20 Qershor 2020 | 10:56

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një komunikim me mediat ditën e sotme, tha se vendimi i dhënë një ditë më parë nga Komisioni i Venecias nuk duhet pritur me eufori për të treguar se kush ka të drejtë dhe kush jo, ndërsa shtoi se ishte mazhoranca ajo që e kishte kërkuar këtë opinion.

“Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë dhe me qëllimin e vetëm që t’i shërbeje zbatimit të shpejtë të reformave në vend. Nuk është detyrë e Komisionit të Venecias të analizojë sjelljen e palëve në raport me zbatimin e ligjit, por e autoriteteve kompetente shqiptare. 

Është detyra jone si ligjvënës që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali te shkëputura, por në tërësinë e tyre”, tha z. Balla.

Ai iu referua veç të tjerash opinionit të Venecias lidhur me ndryshimet në ligjin e medias, ku siç tha, Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit.

“Projektligjet e paketës “Antishpifje” u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca vendosi të votojë ligjin “Për shërbimin mediatik në RSH”, vetëm pasi të kishte marrë një opinion nga Komisioni i Venecias. 

Opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje, jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare, objekt i rregullimit juridik, janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online”, thuhej në opinionin e Venecias, citoi z. Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026