Opozita iraniane s’beson për sulm me dron, situata në kampin në Manzë
Opozita iraniane nuk beson se Irani ka një dron që mund të udhëtojë në distancën Iran-Shqipëri.
Prandaj alarmi për një sulm të mundshëm nuk i ka frikësuar muxhahedinët që prej vitesh strehohen në Durrës.
Punonjësit e sigurisë që duhet thënë që janë të shumtë në numër, bëjnë punën e përditshme duke lënë të kuptohet që nuk kërcënohet siguria e kampit.
Në një shkrim të gazetës qeveritare iraniane shkruhej se “Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”.
Ky është titulli i artikullit të datës 1 tetor i publikuar në median “Iran Front Page”, e cila citon një shkrim të gazetës qeveritare iraniane.
Sipas të përditshmes iraniane, droni mund të udhëtojë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin.
Gazeta qeveritare e Iranit duke cituar Ministrinë e Inteligjencës thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri ka rolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.
Pas sulmeve kibernetike, marrëdhëniet diplomatike mes Iranit dhe Shqipërisë janë prishur. Madje qeveria shqiptare mori një vendim për të dëbuar të gjithë trupën diplomatike të Iranit në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta