Opozita kërkon drejtuesin e ERE në Kuvend, Vasili: Qytetarët duan sqarime

6 Tetor 2022 | 10:45

Deputetët e opozitës kërkuan sot në Kuvend thirrjen në një seancë dëgjimore të drejtuesit të ERE-së lidhur me vendimin për vendosjen e një fashe 800 kwh për energjinë elektrike.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha se qytetarët kanë nevojë të sqarohen se çfarë po ndodh me çmimin e energjisë.

“Është jetike për ta thirrur, sepse qytetarët duan të dinë qartë se ç’bëhet me energjinë elektrike. Qytetarët kanë parë që energjia është përdorur si një plaçkë elektorale për të shpërblyer patronazhistë, por asnjëherë si një e mirë e madhe publike. Faktet janë të rënda. Është fakt që shpenzohen 1 miliard euro për humbje teknike. Nuk u është kursyer burgu qytetarëve qoftë edhe për borxhe të vogla. Dështimet janë të jashtëzakonshme”, tha Vasili.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion

Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Për DW kryeministri...
18:21 | 02/07/2026

Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke theksuar se sulmet ndaj efektivëve të Policisë së...
14:29 | 02/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026