Opozita mban protestën e radhës përballë Bashkisë Tiranë
Këtë të enjte u mbajt dhe protesta e radhës e opozitës në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.
Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të PD dhe PL në Këshillin Bashkiak, por dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.
Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Protesta u zhvillua me skenarin e zakonshëm, ku organizatorët mbajtën fjalime përballë godinës së bashkisë.
Në fjalën e tij, Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu u ndal dhe te skandali i 800 ton mbetjeve të rrezikshme që janë nisur nga Porti i Durrësit dhe pas kapjes në Tajlandë mund të rikthehen sërish në Shqipëri.
“A i keni parë lajmet. 1 mijë ton mbetje toksike ikin dhe vijnë në Shqipërinë tonë. I sjellin dhe i cojnë bizneset e këtij këtu, sepse ky e shikon Shqipërinë si një kompani personale, që mund ta përdori si një kanal toksik për mbetet e të gjithë botës, mjafton që ky të fusë lekët në xhep”, tha Balliu.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta