Opozita mban sot protestën kombëtare: Blindohet kryeministria, skenarët e tubimit
Duke nisur prej orës 17:00, pritet të fillojë protesta e opozitës në qendër të Tiranës, përballë Kryeministrisë. Ky është tubimi i parë kombëtar i opozitës shqiptare, që zhvillohet vetëm pak javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Protesta është lajmëruar si vijim i aksionit të mosbindjes civile nga ana e Partisë Demokratike, në një kohë kur prej disa javësh vijon procesi i regjistrimit të diasporës, nga e cila opozita shpreson të vijë një votë proteste.
Burime nga selia blu flasin për këtë protestë si një tubim që do të jetë një tregues force për Partinë Demokratike në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Këtë herë, sipas asaj që është planifikuar, protestuesit do të grumbullohen në bulevard sipas një ndarje të bërë nga organizimi i partisë, ndërsa disa dhjetëra të rinj të FRPD do të shoqërojnë Sali Berishën bashkë me një pjesë tjetër të lidershipit të partisë në marshimin nga selia blu drejt bulevardit, përballë Kryeministrisë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Policia e Shtetit mësohet se ka hartuar një plan masash për të menaxhuar protestën, duke nisur me bllokimin e disa prej akseve që të çojnë drejt bulevardit. Bëhet me dije se forcat e angazhuara për mbarëvajtjen e protestës do të jenë rreth 1 mijë, ndërsa policia ka marrë masa edhe nëse protesta do të spostohet në pjesë të tjera të kryeqytetit.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor