Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e operacioneve spiunazhi dhe fushatave dezinformuese brenda territorit të Hungarisë, me qëllim influencimin e opinionit publik dhe politik për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për radion Kossuth, Orban deklaroi se autoritetet hungareze kanë identifikuar agjentë ukrainas që kanë tentuar të krijojnë lidhje me partitë opozitare në Hungari për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ai tha se disponon video-incizime që dokumentojnë aktivitetet e këtyre agjentëve.
“Shumë nga veprimet e tyre tregojnë përpjekje për të bindur hungarezët të mbështesin pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian,” tha Orban. Sipas tij, shërbimet speciale ukrainase po kryejnë “aktivitetet operative në territorin hungarez për të detyruar qeverinë tonë të marrë vendime që nuk janë në interesin e Hungarisë.”
Kryeministri gjithashtu theksoi se Ukraina po investon shuma të mëdha financiare dhe po mobilizon burime të konsiderueshme për të realizuar këtë strategji, duke përfshirë fushata dezinformimi për të minuar besimin në referendumin aktual në Hungari, që ka të bëjë me pranimin e Ukrainës në strukturat evropiane.
Deklaratat e Orban shtojnë tensionet mes dy vendeve, ndërsa Hungaria ka shprehur më parë rezerva dhe kundërshti për pranimin e Ukrainës në BE, duke u fokusuar në interesat e saj kombëtare dhe çështje të sigurisë rajonale.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës