Vendet e G7-s paralajmërojnë sanksione shtesë ndaj Rusisë

23 Maj 2025 | 09:40

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare të G7-s ranë dakord gjatë një takimi në Kanadanë perëndimore më 22 maj se Rusia mund të përballet me sanksione të reja në rast se nuk pranon një armëpushim në luftën e saj në Ukrainë.

Në një komunikatë përfundimtare, shefat e Financave të G7-s dënuan “luftën brutale” të Rusisë dhe paralajmëruan se nëse përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim dështojnë, ata do të shqyrtojnë “të gjitha opsionet”, përfshirë shtimin e mëtejshëm të sanksioneve ndaj Moskës.

Po ashtu, u bë me dije se asetet sovrane të Rusisë, të cilat mbahen në juridiksionet e vendeve të G7-s, do të mbeten të ngrira deri në momentin kur Rusia të japë fund luftës dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara Ukrainës.

Ministrat u zotuan gjithashtu të bashkëpunojnë ngushtë për të parandaluar që ndonjë vend apo entitet që financon apo furnizon “makinerinë ruse të luftës” të përfitojë nga rindërtimi i Ukrainës pas luftës.

Ministri kanadez i Financave, Francois-Philippe Champagne, e cilësoi këtë qëndrim si “shumë të fortë” dhe theksoi rëndësinë e kësaj politike, edhe pse në komunikatë nuk u përmendën vende si Kina, e cila akuzohet shpesh për furnizimin e Rusisë me komponentë kyç.

Takimi i ministrave të G7-s u mbajt në Malet Shkëmbore të Kanadasë dhe shërbeu si paraprirës për samitin kryesor të këtij grupi, që pritet të mbahet në mes të qershorit në një resort malor afër.

Presidenti amerikan Donald Trump është konfirmuar se do të marrë pjesë në samit, ndërsa ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, mori pjesë në takim dhe i bëri thirrje G7-s që të vazhdojë trysninë mbi Rusinë për të detyruar përfundimin e luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026