Orban gjunjëzon BE/ Unioni zhbllokon 10 miliardë euro fonde të ngrira për Hungarinë

14 Dhjetor 2023 | 17:44

Komisioni Evropian vendosi të zhbllokojë 10 miliardë euro fonde për Hungarinë me një lëvizje të kontestuar, në një kohë kur Hungaria kërcënon se do të vendosë veton ndaj afrimit të Ukrainës me BE-në në samitin e së enjtes.

Shumica e fondeve të BE-ë për Hungarinë u bllokuan vitin e kaluar për shkak të shqetësimeve për sundimin e ligjit dhe korrupsionin. Tani, Komisioni thotë se qeveria Orban ka bërë progrese të mjaftueshme me reformën në drejtësi, ndaj dhe po bëhet zhbllokimi i fondeve.

“Ne, si institucion duhet të zbatojmë rregullat. Dhe sikurse e kemi shpjeguar herë pas here në këtë dhomë, ajo që po shohim është nëse dhe se si Hungaria po përmbush kushtet e ndryshme”- tha Eric Mamer, zëdhënës i Komisionit Evropian

Hungaria ka kërcënuar BE-në se do të vendosë veton për bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe se do të bllokojë ndihmën prej 50 miliardësh të saj.

Qeveria hungareze e bëri të qartë së fundmi për herë të parë se ishte e gatshme për një “shkëmbim” gjatë samitit. Këshilltari politik i Orban deklaroi se Budapesti do ta heqë veton mbi rrugëtimin evropian të Ukrainës nëse Unioni zhbllokon fondet e ngrira, përfshirë fondin e kohezionit prej 21.7 miliardë dhe atë të Rikuperimit nga Pandemia prej 10 miliardë.

Liderë të 4 partive politike në Parlamentin Evropian paralajmëruan Komisionin përmes një letre se reforma hungareze në drejtësi nuk ishte e mjaftueshme dhe i kërkuan presidentes Von der Leyen të mos dorëzohet para shantazhit të Orban.

“Duket një lëvizje e pistë të zhbllokosh 10 miliardë euro për Orban përpara mbledhjes së Këshillit. Ne nuk dimë as nëse është një lloj negociate për Ukrainën. Këto lojëra politike nuk janë rruga e duhur për t’u përballur me një shantazhues dhe autokrat si Orban”- u shpreh Pedro Marques, euro-deputet portugez.

Liderët e 27 vendeve anëtare i nisën bisedimet për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme mëngjesin e së enjtes, me samitin që konsiderohet më i vështiri për shkak të rezistencës së Viktor Orban.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026