Orban: Integrimi i Ukrainës në BE do të pengonte zhvillimin e Hungarisë

15 Prill 2025 | 15:27

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se pranimi eventual i Ukrainës në BE, për të cilin insistojnë Brukseli dhe partia opozitare Tisa, do të kërcënonte zhvillimin e Hungarisë.

“Vendi ynë po përballet me një kërcënim serioz: hyrjen e Ukrainës në BE. Ky rrezik qëndron mbi kokat tona. Një paketë për të përshpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE u prezantua dje në Bruksel. Nëse kjo do të ndodhte, të gjitha paratë e hungarezëve do të duhej të shpenzoheshin për fqinjin tonë lindor”, tha Orban në hapjen e seksionit të fundit të autostradës M-44.

Ai theksoi se “jo vetëm që nuk do të vinin fondet e BE-së që na takojnë, por edhe paratë nga buxheti hungarez do të përfundonin në Kiev, kështu që asgjë nuk do të ndërtohej për një kohë të gjatë, e lëre më një rrugë” , raporton hungarez Nemzet.

Orban i bëri thirrje popullit hungarez që të shprehë mendimin e tij për hyrjen e Ukrainës në BE në një referendum.

“Në vitet e ardhshme, kjo çështje e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian do të jetë çështja më e rëndësishme në politikën hungareze. Qëndrimet janë të qarta: Brukseli dhe partia Tisza janë për anëtarësimin e Ukrainës dhe ne, forcat kombëtare, jemi kundër”, tha Orban.

Sipas tij, Brukseli dëshiron një qeveri pro-ukrainase në Hungari që do të plotësonte kërkesat e Kievit.

“Kjo është ajo që ka të bëjë me Paktin Bruksel-Tisa. Brukseli po ndihmon për të kërcënuar zhvillimin ekonomik të hungarezëve duke mbështetur Partinë Tisa, e cila nga ana e saj mbështet anëtarësimin e Ukrainës dhe ndihmën ekonomike e ushtarake për Ukrainën”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026