Orban: Jemi krenar që kemi komunikim me Moskën, ndryshe nuk ka mundësi për paqe
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha këtë të enjte se është krenar që komunikon me Moskën, ndonëse diçka e tillë i zemëron liderët e Bashkimit Evropian.
Ai është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar.
“Ne i kemi të hapura të gjitha linjat e komunikimit me rusët. Përndryshe, nuk do të ketë asnjë mundësi për paqe”, u ka thënë Orban gazetarëve, para takimit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel.
“Kjo është strategji, dhe ne jemi krenarë për këtë gjë”.
Orban ka thënë se Hungaria është e vetmja që flet “në emër dhe në të mirë të paqes, e cila do të jetë në interes të të gjithëve në Evropë”.
Orban, i cili mban lidhje me Moskën, i ka shtrënguar duart me Putinin gjatë një takimi në Pekin, më 17 tetor, në të cilin është diskutuar për bashkëpunim në energji.
Një takim i tillë i Putinit me një lider evropian ka ndodhur rrallë, prej luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Lideri hungarez ka folur hapur kundër sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës, si përgjigje ndaj nisjes së luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre