“Bisha është plakur”- Berisha komenton avokatin që i caktoi gjykata: E patë?!
Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa hynte në selinë e PD të enjten, deklaroi për mediat se nuk ka një njoftim për 2 avokatet e reja që i ka vendosur gjykata.
Berisha komentoi edhe avokatin kryesisht që iu caktua dje, Artan Simoni i cili u hoq brenda pak orësh për shkak të disa komenteve të tij në rrjetet sociale.
“E patë ju kush ishte? Fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj. Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës”, tha Berisha.
Ditën e djeshme, menjëherë sapo gjykata caktoi Simonin si avokat kryesisht për Berishën pas largimit nga seanca të dy avokatëve të tij, në rrjetet sociale nisi të qarkullonte një status i Simonit që mendohet se i referohet Berishës.
“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin. Ku gaboi bisha?!” – ishte statusi i Artan Simonit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin