Orban kundër, Der Leyen: Edhe pa mbështetjen e Hungarisë, Ukrania do e marrë fondin

17 Janar 2024 | 17:13

27-të udhëheqës të mbledhur në Davos për të arritur marrveshjen e ndihmës për Ukrainën, por vetëm me një anëtar kundër, kryeministrin Orban.

Evropa duhet të vazhdojë të fuqizojë rezistencën e Ukrainës. Dhe do ta bëjë këtë me ose pa Hungarinë.

Ishte ky mesazhi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në Davos ku u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Hungaria vazhdon të bllokojë 50 miliardë euro ndihmë afatgjatë për Ukrainën.

Në një intervistë për Euroneës, Ursula Von Der Leyen shpjegoi se vendet e tjera antare do të arrijnë një marrëveshje.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të angazhohemi së bashku me 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian të mbledhim 50 miliardë euro për katër vitet e ardhshme për Ukrainën. Dhe kjo është faza në të cilën gjendemi tani. Po flasim për përgatitjen e Këshillit të jashtëzakonshëm Evropian, më 1 shkurt. Është punë e vështirë. Kemi diskutuar shumë çështje të ndryshme. Prioriteti im personal është të arrijmë marrëveshjen me të 27-të. Dhe nëse kjo nuk arrihet, ne jemi të përgatitur për një marrëveshje me 26 vende. Por unë e mbështes jashtëmase dhe e dua një marrëveshje me të gjithë”, tha Von Der Leyen.

Gjithashtu në Davos, presidentja Ursula von der Leyen u takua edhe me Kryeministrin e Kinës, Li Qiang, me të cilin diskutuan për rritjen e pabarazive tregtare.

Aktualisht blloku ka një deficit tregtar rreth 400 miliardë euro me Kinën.

“Me udhëheqjen kineze kam diskutuar për çështjet tregtare të Bashkimit Evropian. Ne jemi shumë të qartë dhe të sinqertë për disbalancat tregtare që kemi me Kinën dhe që udhëheqja kineze duhet të bëjë diçka për këtë. Këto ishin detaje të cilat i diskutuam dhe është mirë të kemi një diskutim shumë të sinqertë dhe të hapur”, tha Von Der Leyen.

Gjatë fjalimit të saj në Davos, presidentja e Komisionit Evropian theksoi gjithashtu se ka filluar një epokë ku konfliktet mbivendosen. Ajo e konsideroi këtë si rrezikun më të madh për rendin global në epokën e pasluftës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026