Orban mbështet Trump: Vazhdoni luftën, zoti President 

3 Prill 2023 | 13:54

Kryeministri hungarez Viktor Orban mbështeti sot ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë që të “vazhdojë luftën”.

Trump po përballet me akuza për pagesa sekrete gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës.

“Vazhdoni të luftoni, zoti President. Ne jemi me ju”, tha Orban, transmeton AP.

Nuk dihet përmbajtja e saktë e aktakuzës, pasi ajo është e vulosur, por i referohet pagesave të bëra gjatë fushatës zgjedhore, për të shuar pretendimet për kontaktet e tij seksuale jashtëmartesore.

Orban ishte lideri i parë kombëtar evropian që mbështeti kandidaturën presidenciale të Trump në vitin 2016, të cilën ai e bëri katër vjet më vonë.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare hungareze të vitit të kaluar, Trump e përshkroi Orbanin si një lider të fortë që e do vërtet vendin e tij dhe i dha atij merita për luftën kundër emigrantëve të paligjshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026