Orban: Nëse sanksionet kundër Rusisë hiqen, çmimi i gazit do të binte me 50 për qind
Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se sanksionet ndaj Rusisë të vendosura nga Bashkimi Evropian duhet të hiqen, raporton Reuters duke cituar mediat hungareze.
Orban, i cili është kritik i ashpër i masave ndëshkuese të BE-së ndaj Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës, e tha këtë në takimin e djeshëm të partisë së tij Fidesz, me dyer të mbyllura, shkruan e përditshmja “Majar Nemzet”.
Gazeta hungareze citoi Orban të ketë thënë, pa përmendur një burim, se sanksionet e BE-së kanë rritur çmimet e gazit dhe inflacionin dhe se nëse këto masa hiqen, çmimet e gazit do të bien menjëherë me 50 për qind, ndërsa inflacioni do të ketë gjithashtu një prirje rënëse.
Pa sanksione, Evropa mund të rifitojë fuqinë e saj dhe mund të shmangë recesionin e ardhshëm, tha Orban, sipas një raporti të gazetës, duke përsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm se sanksionet dëmtojnë Evropën më shumë se Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret