Orban pranon humbjen, vjen mesazhi i parë i liderit që dominoi 16 vite Hungarinë
Kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orbán, ka pranuar humbjen në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin si të qartë dhe të dhimbshëm për kampin e tij.
“Rezultatet janë të qarta, është një moment i dhimbshëm për ne,” deklaroi Orbán, ndërsa konfirmoi gjithashtu se i ka uruar fitoren forcës politike rivale të udhëhequr nga Péter Magyar.
Ky reagim vjen pas publikimit të rezultateve zyrtare, të cilat shënojnë një kthesë të rëndësishme në skenën politike hungareze.
Viktor Orbán pranoi humbjen, me lot në sy, duke shtuar: “Pavarësisht se si përfundoi, ne do t’i shërbejmë vendit tonë dhe kombit hungarez nga opozita.”
Nëse diferenca aktuale e fitores ruhet, Péter Magyar do të sigurojë një super-shumicë në parlament që do t’i lejojë ndryshojë shumë nga ligjet e diskutueshme të Orban.
Largimi i Orbánit si një lehtësim i madh për Bashkimi Evropian, dobësitë sistemike të të cilit ai i ka ekspozuar dhe shfrytëzuar për vite me radhë, së fundmi duke bllokuar 90 miliardë euro mbështetje evropiane për Ukrainën.
Ursula von der Leyen uroi e para rivalin e Orban me fjalët: “Zemra e Evropës po rreh më fort në Hungari sonte.”
Zyrtarët në Bruksel e kanë akuzuar prej kohësh Orbánin për minimin e shtyllave kryesore të demokracisë hungareze, nga gjyqësori te media, dhe për ndihmën indirekte ndaj Putinit në bllokimin e mbështetjes jetike të BE-së për Kievin.
LEXONI EDHE
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës