Orban sulmon sërish BE: Në Bruksel nevojiten ndryshime në lidership

27 Tetor 2023 | 12:50

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, tha sot se një ndryshim është i nevojshëm në Bruksel, sepse, siç vlerësoi ai, liderët aktualë të Bashkimit Evropian nuk janë në gjendje të zgjidhin situatën në Ukrainë si dhe problemin e migrimit.

Orban, i cili po merr pjesë në samitin dyditor të BE-së, beson se është e nevojshme një strategji e re për Ukrainën, prandaj nevojitet një ndryshim në udhëheqjen e BE-së, gjë që sipas tij mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian. njofton agjencia MTI.

“Nuk do të kemi sukses me udhëheqësit aktualë (BE)”, i tha ai radios shtetërore hungareze.

Orban gjithashtu vuri në dukje se në BE nevojiten ndryshime në lidhje me migracionin dhe politikën ekonomike, sepse Brukseli doli me, siç tha ai, “propozime të pamundura” për Budapestin, siç është kërkesa që Hungaria të anulojë skemat e saj për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet, tatimet mbi fitimet bankare dhe normat e larta të interesit “që mbrojnë familjet”.

Kryeministri hungarez tha gjithashtu se propozimi i buxhetit i paraqitur në samitin e BE-së në Bruksel konsiderohet “i pazhvilluar dhe i papërshtatshëm” për negociata serioze, duke shtuar se Komisioni Evropian tani duhet “të paraqesë një propozim më serioz”.

Sipas Orban, migrimi ka sjellë terrorizëm, krim dhe konflikte nga vende disa mijëra kilometra larg Brukselit.

“Konflikte të tilla kanë arritur tashmë në rrugët e qyteteve të mëdha evropiane”, shtoi Orban.

Duke komentuar mbështetjen financiare për luftën në Ukrainë, ai tha se Budapesti “nuk mund ta përballojë atë mbështetje dhe nuk dëshiron ta bëjë”.

“Unë nuk shoh asnjë arsye pse taksapaguesit hungarezë duhet të dërgojnë diçka tjetër përveç ndihmës humanitare në vendet fqinje”, shtoi Orbán.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026