ORCA: Ministri i Arsimit të Kosovës ka 7 raste plagjiature shkencore
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA – ka organizuar një aksion në Prishtinë, ku ka paraqitur punime shkencore, që sipas tyre, paraqesin shtatë raste plagjiature të Ministrit të ri të Arsimit Ramë Likaj. ORCA e pagëzoi aktivitetin si “Ekspozita e parë historike e plagjiaturave të ministrit”. Por, gjatë kësaj ngjarjeje u shoqërua në polici organizatori i saj, Rron Gjinovci. Ai tha se arsyetimi i policisë ishte se nuk janë njoftuar në kohë për aktivitetin, dhe se ndaj tij iu bë vetëm një vërejtje me gojë.
“Policia ka kërku shoqërimin tim në statcion policor me arsyetimin se ne nuk e kemi njoftu me kohë, çka nuk është e vërtetë, ne e kemi njoftu policinë dje me shkrim. Policia ka refuzu me pranu shkresën tonë dhe përmes telefonit na ka thonë që nuk mund ta mbajmë aktivitetin. Ne kemi insistu që ata ta lëshojnë me shkrim një vendim për këtë çështje dhe nuk e kanë bërë”, tha Gjinovci.
Sa i përket ekspozimit të punimeve të ministrit, Gjinovci tha që për ato është njoftuar dhe Këshilli Etik i Universitetit të Prishtinës, por përgjigja e tyre pas dy vjetësh ishte se nuk kanë mjete që t’i verifikojnë.
“Ne i kemi ekspozu 7 plagjiatura të ministrit të arsimit. Këto plagjiatura ne i kemi ngritë si çështje në vitin 2018. Kanë vazhdu disa procedura ndaj kësaj çështjeje. Ajo që ja vlen me u përmend është që platforma ndërkombëtare Scopus, që i ka pas të indeksuara revistat, i ka përjashtu ato në vitin 2019, me çka ne kemi marrë validim ndërkombëtar për pohimet tona, që ato revista kanë përmbajtur artikuj që kanë plagjiaturë”, shtoi ai.
Gjinovci shpjegoi edhe se ku ishin bazuar pretendimet e tyre për plagjiaturë të Ministrit të Arsimit Ramë Likaj.
“I kemi marku me ngjyrë të verdhë të gjitha fjalitë që janë të kopjuara dhe aty mund ta shohin njerëzit se si qoftë nga punimet e tjetër kujt, qoftë nga punimet e tij të më parshme, duke i paraqitë si dy e si tre punime. Domethënë një gjë që është bërë më parë, e ka paraqit si një gjë të re, ja ka ndryshu pak titullin, ja ka ndryshu pak përmbajtjen dhe me këto ai është avancu në titujt profesorialë në Universitetin e Prishtinës”, u shpreh Gjinovci.
Ndërkohë Likaj, i cili mban titullin profesor i rregullt i Mekatronikës në Universitetin e Prishtinës, ka rezultuar i paarritshëm.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës