Organizatorët e Eurovizionit refuzojnë përjashtimin e Izraelit nga konkursi

19 Janar 2024 | 10:13

Organizatorët e Eurovision Song Contest kundërshtojnë thirrjet për të përjashtuar Izraelin nga konkursi muzikor për shkak të luftës në Gaza, sipas një deklarate nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të transmetuar nga mediat evropiane.

EBU dëshiron që Eurovizioni “të mbetet një ngjarje jopolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”, thanë organizatorët të enjten në selinë e EBU në Gjenevë.

Finalja e Eurovizionit është planifikuar të zhvillohet më 11 maj në qytetin Malmö në jug të Suedisë.

Komitetet shqyrtuan listën e pjesëmarrësve dhe konfirmuan se Izraeli i plotëson të gjitha kërkesat për pjesëmarrje. Televizioni publik i Izraelit ka 50 vjet që merr pjesë në konkurs.

Në vende të ndryshme e sidomos në rrjetet sociale u ngritën zërat për të përjashtuar Izraelin nga Eurovizioni i këtij viti.

Shkak janë bërë veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës pas një sulmi terrorist të organizatës islamike palestineze Hamas. Izraeli është kritikuar kryesisht për viktimat civile.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026

1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës janë kthyer në shqetësimet kryesore të qytetarëve në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, sipas një sondazhi...
20:03 | 01/07/2026

Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale

Portugalia lançoi të mërkurën modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me burim të hapur, duke iu bashkuar një shtytjeje në rritje në të...
18:04 | 01/07/2026