Organizonin lojëra fati në Vlorë, një i arrestuar, bashkëpunëtori në kërkim

5 Prill 2025 | 15:32

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, Komisariati i Policisë Vlorë ka finalizuar një hetim që çoi në zbardhjen e një aktiviteti të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive në qytetin e Vlorës.

Gjatë këtij operacioni, u arrestua shtetasi J. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi Xh. Ll., 41 vjeç, u shpall në kërkim.

Veprimtaria e paligjshme u zhvillua në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, ku përmes kompjuterëve dhe pajisjeve elektronike të tjera, organizoheshin lojëra fati dhe baste sportive. Gjatë kontrollit të bërë në lokal, Policia sekuestroi kompjuterë dhe telefona që përdoroheshin për këtë aktivitet të paligjshëm.

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi F. Ç., 21 vjeç, kamarier në lokal, për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari dhe nuk e kishte denoncuar.

Për operacionin, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit Xh. Ll., ndërkohë që hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti janë në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026