Organizuan sulmin në Moskë, kush janë terroristët e ISIS-K: Rreziku që paraqesin
Grupi terrorist islamik ISIS-K ka marrë përsipër kryerjen e masakrës në Moskë ku mbetën të vrarë 137 persona dhe u plagosën rreth 180 të tjerë. Në një faqe interneti që cilësohet si zëdhënësja e ISIS, pak orë pas sulmit u publikua një njoftim së bashku me një foto të disa prej anëtarëve të grupit që kryenin sulmin. Mesazhi i organizatës terroriste fliste për hakmarrje ndaj të krishterëve rusë.
ISIS-K njihet ndryshe Shteti Islamik i Provincës së Kohrasanit është një degë e Shtetit Islamik që vepron në zonën e Afganisatni dhe në Azinë Qendrore. Grupi mori drejtimin pas goditjes së koalicioni i SHBA bëri disa vite më parë ndaj organizatës fillestare të ISIS në Irak dhe Siri.
Sulmi i parë masiv i kësaj organizata ishte ai i vitit 2021 në Kabul, kur gjatë tërheqjes së trupave amerikane një bombë vrau më 13 ushtarakë amerikane. Më pas, celulat e organizatës janë aktivizuar në disa Pakistan, Irak, Iran, Taxhikistan dhe Uzbekistan.
Gjatë tre viteve të fundit, grupi ka marrë përgjegjësinë për sulem me raketa, bomba me telekomandë dhe vrasje të civileve dhe zyrtarëve të ndryshëm. Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se ISIS-K është ngritur mbi celulat e dikurshme të Al Kaedës dhe më herët ka bashkëpunuar ngushtë me talebanët që sot qeverisin Afganistanin.
Në faqet e interentit që mbështesin ekstremizmit, grupi i ISIS-K ka bërë disa parlajemërime për sulme në shtete të ndryshme të botës. Masakra në Moskë, me e madhja në këtë vend në dy dekadat e fundit, ka ngritur alarmin në shumë vende për fuqinë e këtij grupi terrorist. Rekrutimi i ekstremistëve, armatimet dhe aftësia për të infiltruar njerëz dhe në një shtet me nivel sigurie të lartë si Rusia, tregon se grupi i ri terrorist është një kërcënim për çdo vend.
Presidenti Francez Emanuel Macron deklaroi se muajt e fundit, shërbimet sekrete kanë raportuar për disa tentativa të këtij grupimi xhihadisë dhe në territorin francez. Sipas presidentit francez, të gjitha vendet nuk janë imune ndaj terrorizmit dhe Rusia nuk mund të akuzojë Ukrainën për masakrën.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve