Orikumi godet në merkato, firmos ish-kapiteni i Flamurtarit

28 Janar 2026 | 13:44

Orikumi vijon të përforcohet në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e futbollistit me eksperiencë Bruno Telushi.

Drejtori sportiv i klubit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin e njohur, i cili i bashkohet projektit sportiv të skuadrës.

Ish-kapiten i Flamurtarit dhe Partizanit, Telushi vjen te Orikumi me një karrierë të pasur, duke sjellë eksperiencë, lidership dhe personalitet në fushë. Klubi shpreh bindjen se afrimi i tij do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin dhe objektivat e sezonit.

“Drejtori sportiv i klubit ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Bruno Telushi, një emër i njohur dhe me eksperiencë në futbollin shqiptar. Ish-kapiten i Flamurtarit dhe Partizanit, Telushi vjen me personalitet, lidership dhe cilësi të spikatura në fushë.

I urojmë mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën tonë, me bindjen se do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe projektin tonë sportiv”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B

Zvicra siguroi vendin e saj në 1/16 e Kupës së Botës duke mposhtur bashkë-organizatoren e Kampionatit, Kanadanë, për të përfunduar në krye të Grupit B....
08:50 | 25/06/2026

Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër

Bosnja dhe Hercegovina e dominoi Katarin me rezultatin 3-1 për të siguruar një vend në raundin tjetër në ndeshjen e tyre të fundit të Grupit...
08:33 | 25/06/2026

Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër

Brazili mposhti Skocinë me rezultatin 3-0 të mërkurën vonë për të siguruar një vend në raundin tjetër në ndeshjen e tyre të fundit të Grupit...
08:26 | 25/06/2026