Orteku vret turistët/ 3 persona humbin jetën

12 Prill 2024 | 18:31

Tre skiatorë nga Holanda kanë humbur jetën si pasojë e një orteku pranë vendpushimit austriak të skive Sölden. Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Viktimat ishin pjesë e një grupi turneu skish prej 17 personash që ishte në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë. Ata po shkonin drejt një strehe malore rreth 2,500 metra mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, i goditi.

Ministria e Jashtme holandeze tha se ambasada e vendit në Vjenë po kryen hetime mbi ngjarjen e rëndë. Ndërkohë kreu lokal i shërbimeve të urgjencës, Bernd Noggler paralajmëroi se rreziku i ortekëve të rinj është shumë i lartë.

Shkak janë ndryshimet klimaterike. Rritja e temperaturave ka rritur rrezikun e ortekëve në Tirol. Në Austri ky fenomen natyror është i zakonshëm, ku 20-25 persona humbasin jetën nga ortekët çdo vit. Shumica e tyre janë turistë të skive. Austria ka rreth 114 aksidente orteku në sezon .

Dimër më katastrofik është regjistruar në vitin 1954, kur 143 njerëz vdiqën për këtë shkak, shumica e tyre në Vorarlberg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026