OSBE rrit monitorimin për 14 majin

20 Shkurt 2023 | 15:36

Misioni i OSBE-Ohdir në Shqipëri do të rrisë monitorimin duke shtuar prezencën e vëzhguesve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në raportin paraprak për zgjedhjet lokale, ODIHR ka bërë me dije se veթ ekspertëve do të dërgojë 24 vëzhgues afatgjatë, dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, 50 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, për të mbuluar të gjithë periudhën zgjedhore dhe për të ngritur shqetësime në lidhje me mundësinë e blerjes së votave dhe votimit “të organizuar”.

Kjo pasi misioni i ODIHR në Shqipëri vijon të ngrejë si shqetësim edhe në këtë raport, keqpërdorimin e  burimeve administrative nga partia në pushtet, duke iu referuar kryesisht praktikës gjatë zgjedhjeve 2021-2022 dhe mungesës së masave si nga organet ligjzbatuese ashtu edhe nga partitë politike.

Në raport është evidentuar edhe konflikti brenda partisë demokratike, I cili sipas gjetjeve të ekspertëve ka ndikuar në punën e kuvenditdhe në ecurinë e reformave territoriale dhe zgjedhore.

OSBE ka ngritur me shqetësim zvarritjen e procesit gjyqësor për fatin e Partisë Demorkatike dhe për dhënien e legjitimitetit njëres palë, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin që vjen nga zgjidhja juridike dhe vendimi i gjykatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026