Reziston Mitsotakis, i ‘mbijeton’ mocionit të mosbesimit nga Tsipras

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e kryeministrit Mitsotakis i mbijetoi këtë premte, një mocioni mosbesimi nga lideri i opozitës së vendit mbi një skandal përgjimi që ka goditur partinë qeverisëse të qendrës së djathtë në prag të zgjedhjeve.

Nga 300 anëtarët e parlamentit, 143 votuan pro mocionit të mosbesimit ndërsa 156 votuan kundër, një ligjvënës mungonte. Votimi pasoi një debat të ashpër parlamentar tre-ditor.

Mocioni pritej të dështonte, pasi partia qeverisëse Demokracia e Re ka një shumicë komode prej 156 vendesh në parlamentin grek.

- Advertisement -

Kreu i partisë kryesore të opozitës Syriza, Alexis Tsipras tha të mërkurën kur paraqiti mocionin se do të detyronte kryeministrin Kyriakos Mitsotakis të përgjigjej publikisht për skandalin.

Duke folur gjatë debatit të ashpër të së premtes, Tsipras akuzoi Mitsotakis se kishte urdhëruar personalisht përgjimet.

“Ju e dinit shumë mirë që kishte ndodhur survejimi sepse e kishit urdhëruar ju zoti Mitsotakis”, tha Tsipras.

Skandali i përgjimeve shpërtheu seriozisht në gusht, kur një ndihmës i lartë i qeverisë dhe kreu i agjencisë së inteligjencës të vendit dhanë dorëheqjen pas zbulimeve se një politikan socialist – i cili më vonë u zgjodh si kreu i partisë së tretë më të madhe të Greqisë – kishte qenë nën vëzhgim telefonik.

Mitsotakis këmbënguli në atë kohë se përgjimi ishte i ligjshëm, por i pahijshëm.

“Po ta dija nuk do ta kisha miratuar atë”, tha Mitsotakis.

Qeveria gjithashtu prezantoi më vonë legjislacionin që shtrëngonte rregulloret mbi aplikimin e përgjimeve në vend.

“Qeveria dhe unë jemi shprehur qartë që nga fillimi,” tha Mitsotakis në përgjigje të fjalimit të Tsipras, duke vënë në dukje se ai kishte marrë përgjegjësinë politike dhe kishte zëvendësuar përsonat përgjegjës për përgjimet.

LEXO GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, vjen reagimi i Ramës

"Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet...

Pas Sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH

Pas sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH. Mësohet se është arrestuar Laura Sheto. Ditën e sotme është arrestuar dhe sekretarja e...

“Ankohej e vajtonte”, Osmani flet pas takimit me Vuçiç: Nuk ishte takim negociues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me Aleksandër Vuçiç në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, në...

TË FUNDIT

Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

Është arrestuar ditën e sotme sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se arrestimi i zyrtares...

2.76 milionë banorë në Shqipëri, mosha mesatare arrin 38.8 vjeç

Shqipëria ka humbur 1.1% të banorëve të saj gjatë vitit 2022, përqindje kjo që e ka çuar popullsinë e vendit në 2.761.785 banorë. Rënia e numrit...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×