“Ose pranoni marrëveshje, ose ne tërhiqemi”- SHBA ultimatum Rusisë dhe Ukrainës
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi se SHBA do të tërhiqet nga bisedimet e paqes nëse Ukraina dhe Rusia nuk arrijnë një marrëveshje për armëpushim.
Në një deklaratë nga India, Vance nënvizoi se SHBA ka investuar shumë në përpjekjet diplomatike dhe se tani është koha për vendime: “Ose palët do të pranojnë një marrëveshje, ose ne do të tërhiqemi nga ky proces.”
Kjo deklaratë pason tensionet në rritje dhe vështirësitë në negociatat e fundit të zhvilluara në Londër, ku morën pjesë zyrtarë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Ukraina.
Takimi synonte nxitjen e një armëpushimi dhe avancimin drejt një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë. Por takimi pësoi një pengesë të papritur kur Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio, dhe i dërguari special Steve Witkoff u tërhoqën nga pjesëmarrja në momentet e fundit. Në vend të tyre, në tryezë u ul Gjenerali Keith Kellogg, i dërguari i Posaçëm i Trump për negociatat Rusi-Ukrainë.
Në të njëjtën kohë, Witkoff është në Moskë për një takim të katërt me presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdoi thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, duke theksuar se “ndalimi i vrasjeve është prioritet absolut.” Ai gjithashtu përjashtoi çdo mundësi njohjeje të Krimesë si territor rus, duke e quajtur këtë çështje “të panegociueshme”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi raportimet për një kompromis të mundshëm nga Rusia.
Ndërkohë, situata në terren vijon të jetë e tensionuar. Të paktën nëntë civilë u vranë në Marhanets, ndërsa infrastruktura kritike u godit në Kherson. Pavarësisht njoftimeve për një armëpushim të përkohshëm gjatë Pashkëve, forcat ruse vazhduan sulmet, sipas inteligjencës britanike.
Konflikti Rusi-Ukrainë, i cili filloi me pushtimin e Krimesë në 2014 dhe eskaloi me ndërhyrjen e plotë ushtarake në shkurt të vitit 2022, ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe ka zhvendosur miliona njerëz në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb