Osmani në parlament: Dobësimi i aleancave është gabim strategjik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë adresimit vjetor para deputetëve të Kuvendit, ka folur për rëndësinë e ruajtjes së partneritetit me aleatë. Ajo ka thënë se dobësimi i aleancave është gabim strategjik derisa ka shtuar se “asnjëherë nuk i kam mirëkuptuar talljet që bëhen në llogari të aleatëve”.
“Historia politike na mëson se dobësimi i aleancave ose partneriteteve është një gabim strategjik, të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazh. Besoj fuqishëm që forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në partneritetin tonë, aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme sesa cilido prej nesh si politikanë apo cilado palë zgjedhjesh. Ato janë gurë themel i sukseseve tona dhe investim në një të ardhme ku Kosova do të jenë anëtare e barabartë në komunitetin euroatlantik të kombeve të lira. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtën e republikës sonë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka shtuar se asnjëherë nuk i ka mirëkuptuar “talljet që bëhen në llogari të aleatëve”.
“Shihni deklarimet e liderëve të superfuqive botërore, do të shihni qindra deklarata e fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kapërcejnë bashkë me aleatë sepse nuk mund të ja dalin të vetëm. Prandaj, asnjëherë nuk kam kuptuar e as mirëkuptuar as talljet që bëhen në llogari të aleatëve sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimin e emrit të tyre për të fituar pushtet, asnjëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës”, ka thënë Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani tha s emë shumë rëndësi për nënëshkrimin e një marrëveshjke me Serbinë kanë garancitë e aleatëve për mbështetje dhe anëtarësim në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
“Do të duhej të diskutonim me aleatët tanë, zbatimin e pjesës sonë vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO e organizata ndërkombëtare, si dhe mbshtetje për njohje të reja. Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, tha Osmani.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)