Osmani: Prania e NATO-s në Kosovë, barrierë kundër përpjekjeve që cenojnë paqen
Shefi i NATO-s Mark Rutte në një vizitë që ka zhvilluar sot në Kosovë, ka mbajtur një komunikim të përbashkët me Presidenten Vjosa Osmani. Në fjalimin e saj, Osmani thekson rëndësinë që ka NATO për popullin e Kosovës dhe synimin që ka ky vend drejt anëtarësimit.
“Prania e trupave të NATO-s në Kosovë nuk është vetëm një garanci për sigurinë tonë por është edhe një barrierë kundër çdo lloj përpjekje për cenimin e paqes dhe stabilitetit për të cilin të gjithë së bashku kemi punuar e sakrifikuar shumë gjatë. Populli i Kosovës do ketë gjithmonë mirënjohje të thellë për gjithësecilin vend aleat që i erdhën në mbrojtje një populli që rrezikohëj nga politikat e një regjimi gjenocid.
Synimi ynë strategjik për anëtarësimin në NATO është një domosdoshmëri strategjike për stabilitetin në rajon. Ky rajon nuk duhet të ketë vakumë të sigurisë.
Presidentja shtoi se është me rëndësi që të shtohet prania dhe pajisjet për mbrojtjen e kufirit.
“Duam të thellojmë partneritetin tonë me NATO dhe me gjithë aleatët si shtete anëtare duke zhvilluar çdo ditë e më shumë ushtrinë tonë duke kthyer forcën e sigurisë së Kosovës në një forcë profesionale dhe ndërvepruese me forcat partnere në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë.
Kosova së shpejti do fillojë me prodhim të municioneve dhe dronëve duke e pozicionuar veten si një partner strategjik në fushën e mbrojtjes”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve