Osmani pret në takim delegacionin e lartë të DASH

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të udhëhequr nga zyrtari i lartë z. Derek Chollet, i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes Spencer Boyer, si dhe përfaqësues të tjerë të Departamentit të Shtetit dhe ambasadës amerikane.

Presidentja Osmani dhe z. Chollet kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara, aleatin kryesor të Republikës së Kosovës, si dhe janë angazhuar për fuqizimin e mëtejmë të  bashkëpunimit ndërmjet  dy shteteve. Presidentja Osmani ka falënderuar z. Chollet për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, duke theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani tha se marrëveshja përfundimtare, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe arritjen e paqes së qëndrueshme dhe afatgjate në rajon. “Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-të, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha Presidentja Osmani.

- Advertisement -

Në takim me z. Chollet, Presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, duke potencuar aleancën dhe afërsinë e theksuar të Serbisë me Rusinë dhe rreziqet që paraqet ky raport jo vetëm për Kosovën, por edhe për aleancën euroatlantike. Presidentja Osmani theksoi se me mbështetjen e Rusisë, Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon.

Presidentja Osmani në takim me delegacionin e lartë amerikan, konfirmoi partneritetin historik dhe të pathyeshëm në mes të SHBA-ve dhe Kosovës, ndaj pikërisht kjo është një bazë e fortë për rritjen e bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe atë ekonomike. Bazuar në nismën e saj për Dialog Strategjik ndërshtetëror me SHBA-të, të iniciuar formalisht nga Presidentja Osmani para gjashtë muajsh, u shpreh gatishmëri për përshpejtimin e këtij procesi në përfitim të qytetarëve të të dy shteteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 





LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi, nis në mesnatë

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të...

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon ChatGPT

Italia është bërë vendi i parë perëndimor që ka bllokuar chatbot-in e avancuar ChatGPT. Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha se kishte...

Bardh Sejdari tregon për “Barometrin” sa janë çmimet e qirasë në kryeqytet

Bardh Sejdari ka treguar në emisionin “Barometri” se sa janë çmimet e qirasë në kryeqytet. Ai ka bërë një analizë të shkurtër se sa shkon...

TË FUNDIT

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi, nis në mesnatë

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të...

Italia, vendi i parë perëndimor që ndalon ChatGPT

Italia është bërë vendi i parë perëndimor që ka bllokuar chatbot-in e avancuar ChatGPT. Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha se kishte...

Bardh Sejdari tregon për “Barometrin” sa janë çmimet e qirasë në kryeqytet

Bardh Sejdari ka treguar në emisionin “Barometri” se sa janë çmimet e qirasë në kryeqytet. Ai ka bërë një analizë të shkurtër se sa shkon...

Rritet shqetësmi për kostot e jetesës në Tiranë, si ndryshoi në matjet e Barometrit?

Shqetësimi i qytetarëve për koston e jetesës në kryeqytet është rritur. Të ndarë sipas gjinive 32.8% e atyre që mendojnë kështu janë meshkuj, ndërsa...

A është përmirësuar transporti publik në kryeqytet? E zbulon Barometri

Transporti publik është renditur si një nga problematikat kryesore sa i përket qytetarëve të Tiranës. 13.4% e të pyeturve nga Barometri i përkasin gjinisë femërore,...






Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×