‘Do dal nga burgu pas dy muajsh’, letra e Havier Dobit për të dashurën

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Havier Dobi, djali i sanitares Rozeta Dobi, e cila vodhi mijëra euro dhe dollarë nga disa prej banesave ku punonte, i ka dërguar një letër nga burgu një vajze që quhet Xhulia Shehaj, e cila mendohet se është e dashura e tij.

Në letër, Haveri shkruan se po del në gjyq për shkak të nënës së tij, teksa nënvizon se pas dy muajsh do të dalë nga burgu.

Ai i kërkon asaj që të bëhet e fortë dhe ta presë këto dy muaj.

- Advertisement -

“Nusja ime, dashuria ime, jeta ime, bota ime. Sot unë dal në gjyq për shkak të mamit. Jam këtu ku jam dhe do jem maksimimumi dy muaj brenda. Pas dy muajsh, do dal me “arrest shtëpie”. Përgjatë këtyre dy muajve do dua të jesh sa më e fortë, me durim, kurajo dhe pavarësisht që jam këtu, por me shpirt e zemër jam me ty. Dua të më presësh dy muaj. Do bëj gjithçka që të jem afër teje. Të dua shumë me shpirt e me zemër jeta ime. Nusja ime, të puth fort”, thuhet në letrën e Havier Dobit.

Ndërkohë, Havieri i ka dërguar letër edhe të atit, ku i thotë se duhet të jetë sa më i qetë, teksa thekson i vjen që të vrasë veten e tij dhe fajëson të ëmën.

“Babi im i dashur, jam shumë mirë, mos u bëj merak, duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që më kishe shkruar dhe mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra, të lutem të bësh gjithçka që të më nxjerrësh. Jam bërë si mos më keq, nuk e dua më veten time, më vjen të vras veten. Të lutem bëj çdo gjë, nuk rri dot më këtu. Mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë, kurrë. Mos Tres u bëj merak, ju dua shumë, ty mbesën, babin dhe Iliren. Do dal vetëm për ju”, thuhet në letrën e Havierit.

Letra e Havier Dobit për babain e tij

Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi janë lënë në burg, pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi.

Nënë e bir nuk kanë dhënë asnjë deklaratë paar gjyqtarit Arben Micku që udhëhoqi dhe seancën gjyqësore.

Prokurorja e çështjes Mirela Zavalani i ka akuzuar nënë e bir vetëm për vlerën 120 mijë euro të gjetura në shtëpinë e  Klosit e jo për paratë që janë gjetur në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit.

Zavalani nuk ka ngritur akuza të tjera për 400 mijë eurot e gjetura në aspirator. Alda Klosi ka qenë një zyrtare e lartë, teksa vjedhja në banesën e saj, e cila jetonte bashkë me vajzën, ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2022.

Ditën e djeshme, në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë, që dyshohet se janë vjedhur nga banesa e Klosit.

LEXONI GJITHASHTU

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Federata Ndërkombëtare e Tenisit mbron Gjokoviçin: S’ndalohen deklaratat politike

Udhëheqësit ndërkombëtarë të tenisit deklaruan se tenisti serb, Novak Gjokoviç, i cili shkroi “Kosova është zemra e Serbisë” në një kamerë në French Open,...

“Me kutinë e burgut, kërkesa s’u pranua”, kandidati i BF komenton vendimin e KAS

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania për të komentuar rreth vendimit të...

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë

NATO ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë “në rast se ka nevojë”, shkaku i tensioneve në...

TË FUNDIT

Federata Ndërkombëtare e Tenisit mbron Gjokoviçin: S’ndalohen deklaratat politike

Udhëheqësit ndërkombëtarë të tenisit deklaruan se tenisti serb, Novak Gjokoviç, i cili shkroi “Kosova është zemra e Serbisë” në një kamerë në French Open,...

“Me kutinë e burgut, kërkesa s’u pranua”, kandidati i BF komenton vendimin e KAS

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania për të komentuar rreth vendimit të...

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë

NATO ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë “në rast se ka nevojë”, shkaku i tensioneve në...

Tensionet në veri, Haradinaj: Mocioni i mosbesimit ndaj Kurtit, zgjidhja e vetme

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur mjaft i shqetësuar për situatën në veri të vendit. Gjatë mbledhjes së kryesisë së AAK-së, Haradinaj tha se...

Të shtëna me armë zjarri, burri qëllon ndaj dy nënave, plagosen tre fëmijë në Greqi

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një burrë i është afruar dy grave dhe të moshës 22 vjeç dhe 27 vjeç...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×