Vodhën mijëra euro, përgjimi që fundosi nënë e bir në Tiranë
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje të reja në lidhje me paratë e gjetura në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit, të cilat dyshohen se janë vjedhur në shtëpi të ndryshme në Tiranë.
Nënë e bir u arrestuan pasi u zbuluan se kishin vjedhur në banesën e zyrtares së lartë Alda Klosi 120 mijë euro dhe florinj.
Ata fillimisht u mbajtën në paraburgim, ku gjatë gjithë kohës ishin në përgjim nga policia.
Ferhati thotë se gjatë kohës që ishin në paraburgim djali i ka thënë të ëmës “Shyqyr që nuk na gjetën dhe paratë e tjera tek shtëpia”.
Ka qenë pikërisht ky përgjim që fundosi nënë e bir. Pas deklaratës së 23-vjeçarit, policia ka zbarkuar në shtëpinë e Dobit, ku dhe ka gjetur mbi 400 mijë euro të fshehura në aspirator.
Ndërkohë Gjykata pak më parë la në burg nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)