Kriza energjetike, Balluku: Mbrojtëm mbi 1 milion abonentë familjarë
Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë qeveria mbrojti mbi 1 milion abonentë familjarë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
Në një deklaratë për mediat, teksa prezantoi objektivat dhe arritjet e ministrisë për vitin që lamë pas, Balluku u shpreh se gjithashtu u mbrojtën edhe 172 mijë biznese të vogla.
“Ne ia kemi dalë që të qëndronim në parashikimet që kemi pasur në skenarët për mbështetje buxhetore nga buxheti i shtetit. Pavarësisht se jemi përballur me çmime importi historikisht më të lartat ndonjëherë, 31 gushti, unë i referohem kësaj date pasi është një nga momentet më kulmante të tregut të energjisë elektrike, i cili arriti deri në 1044 euro për megavat orë.
Megjithatë, me të gjithë punën e mirë që u bë për menaxhimin e Kaskadës së Drinit, pavarësisht kushteve të thatësirës, duke optimizuar atë rezervë energjetike, duke bashkëpunuar me fqinjët tanë për depozitim të energjisë në momentet që kemi pasur dhe duke optimizuar edhe blerjen e importit, ia kemi dalë që mbi të gjitha, të mbrojmë 1 milion e 90 mijë abonentë familjarë, kemi mbrojtur 172 mijë biznese të vogla dhe 7500 biznese të lidhura në tensionin e mesëm”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
- “31 dhjetori sfidë”, Balluku: Do të ketë kërkesë të lartë për energji
- Balluku: Në kulmin e krizës energjitike, mbrojtëm biznesin e vogël dhe atë të mesëm
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)