Me lot në sy dhe kokën ulur, dalin në gjykatë nënë e bir që vodhën 540 mijë euro
Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e 540 mijë euro, si dhe një sasie akserorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi, por dhe në banesa të tjera në kryeqytet, kanë dalë këtë të hënë përpara gjykatës.
Siç shihet dhe nga pamjet e e siguruara nga Euronews Albania, sanitarja Rozeta Dobi shihet me lot dhe me kokën ulur teksa është në pritje të dhënies së masës së sigurisë nga gjyqtari Arben Micko.
Kujtojmë se vjedhja ndodhi në banesën e Alda Klosit, një zyrtare e lartë, më 15 dhjetor të vitit 2022.
Ditën e djeshme, në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë.
Shërbimet e Policisë gjetën të fshehura paratë dhe aksesorët e floririt në tubin e aspirimit.
Nënë e bir u arrestuan dy ditë më parë, të dyshuar për vjedhjen e një shume rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, po në banesën e Klosit, ku gruaja punonte si sanitare.
Në total shuma e vjedhur nga Rozeta Dobi është rreth 540 mijë euro, teksa Klosi pretendon se asaj i janë vjedhur 30 mijë euro, të cilat i ka deklaruar.
LEXONI GJITHASHTU
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike