‘Më vjen të vras veten’, letra për babain e djalit të sanitares që vodhi mijëra euro
Havier Dobi, djali i sanitares Rozeta Dobi, e cila vodhi mijëra euro dhe dollarë nga disa prej banesave ku punonte, i ka dërguar një letër nga burgu babait të tij, Spartakut.
Në letër, Havieri i thotë të atit se duhet të jetë sa më i qetë, teksa thekson i vjen që të vrasë veten e tij dhe fajëson të ëmën.
“Babi im i dashur, jam shumë mirë, mos u bëj merak, duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që më kishe shkruar dhe mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra, të lutem të bësh gjithçka që të më nxjerrësh. Jam bërë si mos më keq, nuk e dua më veten time, më vjen të vras veten.
Të lutem bëj çdo gjë, nuk rri dot më këtu. Mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë, kurrë. Mos Tres u bëj merak, ju dua shumë, ty mbesën, babin dhe Iliren. Do dal vetëm për ju”, thuhet në letrën e Havierit.

Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi janë lënë në burg, pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi.
Nënë e bir nuk kanë dhënë asnjë deklaratë paar gjyqtarit Arben Micku që udhëhoqi dhe seancën gjyqësore.
Prokurorja e çështjes Mirela Zavalani i ka akuzuar nënë e bir vetëm për vlerën 120 mijë euro të gjetura në shtëpinë e Klosit e jo për paratë që janë gjetur në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit.
Zavalani nuk ka ngritur akuza të tjera për 400 mijë eurot e gjetura në aspirator. Alda Klosi ka qenë një zyrtare e lartë, teksa vjedhja në banesën e saj, e cila jetonte bashkë me vajzën, ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2022.
Ditën e djeshme, në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë, që dyshohet se janë vjedhur nga banesa e Klosit.
LEXONI GJITHASHTU
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)