Osmani uron Shqipërinë e Maqedoninë, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

19 Korrik 2022 | 12:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, duke thënë se përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor, është një domosdoshmëri.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri. Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare Bashkimit Evropian që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për lirinë e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Sot, në godinën e Këshillit Europian  kryeministri Edi Rama, ministrja Xhaçka dhe kryenegociatori Zef Mazi zhvilluan takimin politik për hapjen e negociatave në mënyrë zyrtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026