Pa presion nuk rriten pagat e pedagogëve, thotë Sandër Kovaçi
Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha për Euronews Albania se pa presion nuk rriten pagat. Kështu ai argumentoi kalimin nga protesta në grevë urie.
Sipas tij greva cilësohet si zgjidhje në kushtet kur kërkohet përmirësim i cilësisë së arsimit të lartë publik dhe nuk merret asnjë masë.
“Unë vetë nuk jam që të shkojmë në këtë fazë dhe mendoj që jemi akoma në kushtet kur mund të gjendet gjuhë komunikimi me institucionet për të realizuar këto kërkesa pa pasur nevojë që të kalojmë në këtë fazë që nuk do ishte e dëshirueshme, por nuk përjashtohet mundësia,” – u shpreh Kovaçi.
Pas dy javësh bojkot, pedagogët paralajmëruan grevë urie në rast se nuk do të ketë një reagim për realizimin e kërkesave të tyre.
Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve paralajmëroi më herët protestën e tretë kombëtare të hënën në orën 11:00.
“Ditën e hënë në orën 11:00 kemi protestë kombëtare te Korpusi Universitar. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që jenë prezent për të ndryshuar arsimin publik”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit