PACEP II: Një projekt që synon forcimin e mbikëqyrjes parlamentare në Shqipëri

10 Prill 2026 | 16:22

Në një kontekst ku cilësia e qeverisjes dhe transparenca institucionale janë gjithnjë e më shumë në fokus të debatit publik dhe politik, projekti “Mbështetje për Parlamentin dhe Shoqërinë Civile” (PACEP II) vjen si një ndërhyrje e drejtpërdrejtë për të adresuar disa nga sfidat më strukturore të sistemit demokratik në vend.

Ky projekt i krijuar dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe i zbatuar nga Global Partners Governance në Shqipëri synon të forcojë efektivitetin e mbikëqyrjes parlamentare dhe të rrisë rolin e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse.

Në një republikë parlamentare si Shqipëria, Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësinë thelbësore për të mbikëqyrur ekzekutivin dhe institucionet e pavarura. Ky funksion është një nga shtyllat kryesore të balancës së pushteteve dhe garantimit të llogaridhënies publike. Megjithatë, pavarësisht ekzistencës së mekanizmave ligjorë dhe institucionalë, zbatimi i tyre në praktikë shpesh mbetet i kufizuar, për shkak të sfidave si polarizimi politik, kapacitetet e pamjaftueshme dhe një përfshirje ende e dobët e aktorëve jo-shtetërorë.

Në këtë realitet, PACEP II ndërhyn me një qasje të integruar që synon të forcojë të gjitha hallkat e sistemit të mbikëqyrjes. Projekti mbështet Kuvendin për të përmirësuar funksionin e tij mbikëqyrës, rrit kapacitetet e institucioneve të pavarura dhe fuqizon shoqërinë civile për të luajtur një rol më aktiv në monitorimin dhe ndikimin e politikave publike. Kjo qasje synon të krijojë një ndërveprim më të strukturuar dhe funksional mes institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë civile, duke e bërë procesin më transparent dhe të përgjegjshëm.

Sa i përket Kuvendit, projekti punon drejtpërdrejt me komisionet parlamentare dhe me stafin administrativ për të përmirësuar procedurat e punës dhe për të ngritur kapacitetet analitike .

Synimi është që vendimet të merren mbi baza të forta, të mbështetura nga të dhëna dhe analiza cilësore, dhe që mbikëqyrja të jetë sa më efikase.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme është mbështetja për institucionet e pavarura, të cilat luajnë një rol kyç në kontrollin e veprimtarisë shtetërore.

PACEP II i ndihmon këto institucione të hartojnë rekomandime më të zbatueshme dhe të matshme, duke ngritur standarde të reja cilësore raportimi dhe duke investuar në trajnimin e stafit të tyre.

Komponenti i tretë i projektit kërkon të adresojë hendekun mes potencialit dhe angazhimit real të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri. Edhe pse numri i tyre është i lartë, vetëm një pjesë e vogël arrin të jetë aktive në proceset e mbikëqyrjes dhe advokimit. Ndaj projekti ofron një program të dedikuar për ndërtimin e kapaciteteve, si edhe krijimin e jë rrjeti bashkëpunimi që mund të ndikojë në mënyrë të qëndrueshme në proceset ligjvënëse dhe mbikëqyrëse.

Ajo që e bën këtë projekt veçanërisht të rëndësishëm është fokusi në bashkëpunimin mes këtyre tre aktorëve. PACEP II synon të krijojë hapësira dhe incentiva për shkëmbim dhe komunikim të ndërsjellë, në bindjen se vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrihet një mbikëqyrje efektive.

Përtej aspektit teknik, projekti reflekton edhe një dimension më të gjerë politik dhe shoqëror. Ai adreson nevojën për të ndërtuar një kulturë më të fortë llogaridhënieje dhe për të rritur besimin e publikut tek institucionet.

Në planin strategjik, PACEP II lidhet ngushtë me prioritetet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Forcimi i institucioneve demokratike, rritja e transparencës dhe përmirësimi i mekanizmave të kontrollit parlamentar janë elementë kyç në këtë proces. Në këtë kuptim, projekti nuk përfaqëson vetëm një ndërhyrje zhvillimore, por edhe një instrument konkret për afrimin e standardeve të qeverisjes në Shqipëri me ato të Bashkimit Europian.

Në një klimë politike ku kërkesa për transparencë dhe përgjegjshmëri është gjithnjë e më e lartë, PACEP II vjen si një përpjekje për të kaluar nga mekanizmat formalë të mbikëqyrjes drejt një funksionimi real dhe efektiv të tyre -duke e vendosur qytetarin në qendër të këtij procesi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026