Padia për shpifje ndaj Patrick Byrne, Hunter Biden fiton 1.7 milionë dollarë dëmshpërblim

11 Korrik 2026 | 17:19

Një gjyqtar federal mori vendimin të premten lidhur me padinë e ngritur nga Hunter Biden ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të Overstock.com, Patrick Byrne. Gjykata vendosi dëmshpëshpërblim 1.7 milion dollarë dëmshpërblim.

Biden e paditi Byrne-in, një aleat të Donald Trump-it i cili mohoi rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe financoi përpjekjet për t’i përmbysur ato në vitin 2023. Ai e ka akuzuar Byrne-in se kishte gënjyer në një intervistë se Biden më parë kishte kërkuar ryshfet nga qeveria e Iranit në vjeshtën e vitit 2021.

Joe Biden, babai i Hunterit, ishte president i SHBA-së në atë kohë. Dhe Byrne në një intervistë gënjeu se Hunter Biden në këmbim të një ryshfeti prej 800 milionë dollarësh i kishte ofruar Iranit të shkonte tek i ati dhe të zhbllokonte 8 miliardë dollarë në asete të ngrira iraniane dhe të sigurohej që SHBA-të do të tregoheshin të butë me Iranin gjatë bisedimeve bërthamore midis dy vendeve.

Biden pretendoi në padi se Byrne “bëri, publikoi dhe përsëriti deklarata të rreme dhe shpifëse duke e ditur shumë mirë se deklaratat janë të rreme, me qëllim që ta nënshtrojë paditësin ndaj ngacmimit, frikësimit dhe dëmtimit”.

Në një urdhër të dhënë të premten, gjykatësi i distriktit amerikan Stephen Wilson i Kalifornisë shkroi se Byrne gjatë çështjes kishte kundërshtuar faktin se i kishte bërë ato deklarata me “keqdashje të vërtetë”. Dhe, shkroi se Byrne i kishte thënë gjykatës se besonte që deklaratat ishin të vërteta sepse një zyrtar i qeverisë iranian i kishte treguar për skemën e supozuar të ryshfetit.

Gjykatësi tha gjithashtu se gjatë rrjedhës së çështjes, gjykata gjeti “prova të mjaftueshme” që mbështesnin konstatimin se Byrne “e dinte që historia ishte e rreme dhe se pjesa më e madhe e rrëfimit që përshkruante takimin e fshehtë me një zyrtar të qeverisë iraniane ishte e sajuar”.

Gjykatësi i çështjes Wilson urdhëroi gjithashtu Byrne t’i paguante Bidenit rreth 35,000 dollarë në sanksione gjyqësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmohen gazetarët në Bregun Perëndimor, arrestohen 4 persona

Katër kolonë izraelitë u arrestuan në Bregun Perëndimor me akuzën e sulmit ndaj gazetarëve pranë qytetit palestinez Sinjil. Sipas një deklarate nga policia izraelite, gazetarët...
17:03 | 11/07/2026

Ish-ambasadori britanik: Omani në pozicion të mirë për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet SHBA-Irani

Ish-ambasadori britanik, Nicholas Hopton shpreson që zyrtarët në Oman ku ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi po qëndron për vizitë, të mund të ndihmojnë...
16:40 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026