Paditet penalisht kryeprokurorja e Nju Jorkut, hetoi Trump para se të rizgjidhej
Hetuesit federalë në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi penale ndaj kryeprokurores së Nju Jorkut, e cila hetoi Donald Trump përpara se të rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë. Duke reaguar, prokurorja e përgjithshme ka deklaruar se gjithçka është një hakmarrje e presidentit.
Prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James është paditur penalisht nga një juri e madhe për një seri akuzash federale. James, që udhëhoqi hetimin për mashtrim financiar në dëm të Trump në 2023-shin, është paditur për mashtrim bankar në distriktin lindor të Virxhinias në Aleksandri, tregojnë dokumentet e gjykatës.
Prokurorët e akuzojnë kolegen e atyre për mashtrim bankar dhe deklarata të rreme të bëra për një institucion financiar në lidhje me marrjen e një huaje për hipotekën e një shtëpie në Norfolk.
Duke reaguar, James akuzoi presidentin Trump, i cili publikisht u bëri presion hetuesve të ngrinin akuza federale ndaj saj, për kthimin në armë të sistemit të drejtësisë.
“Ai po detyron agjencitë federale të zbatimit të ligjit që t’i binden kërkesave të tij, vetëm sepse unë bëra punën time si kryeprokurore e Nju Jorkut”, deklaroi James.
Ajo theksoi se akuzat ndaj saj janë të pabaza dhe se deklaratat e presidentit tregojnë se synimi i vetëm i tij është hakmarrja politike me çdo kusht.
Prokurorët e çështjes deklaruan se ajo provon se askush në Shtetet e Bashkuara nuk është mbi ligjin. “Akuzat që rëndojnë ndaj saj janë të tmerrshme dhe përbëjnë shkelje të besimit publik”, deklaroi një prej hetuesve.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia