Pagat e gjyqtarëve, nis shqyrtimi në Kuvend i vendimit të Kushtetueses

30 Prill 2026 | 17:45

Këshilli i Legjislacionit në kuvend nisi shqyrtimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që kanë të bëjnë me vendosjen e pagave për gjyqtarët dhe rregulloren e parlamentit.

Shërbimi juridik në Kuvend propozon që sa i takon formulës së re për pagat e gjyqtarëve, Këshilli duhet të vendos nëse do i drejtohet qeverisë për të përcaktuar formulën e re apo do të trajtohet në këtë këshill.

Burime nga mazhoranca i thanë Euronews Albania se propozimi i tyre do të jetë që t’i drejtohen Këshillit të Ministrave për të sjell formulën e re në Kuvend.

Ndërsa për rregulloren e Kuvendit, Këshilli vendosi që çështjen t’ja përcjell Këshillit të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026