Pagesa pa komisione në Evropë, Sejko: Bankat të plotësojnë sa më shpejt kriteret
Bankat tregtare duhet të përgatiten për të pranuar transfertat e parave me sistemin SEPA. Me këtë sistem, dërgesat do jenë me komisione të ulëta dhe në afat të shpejtë.
Banka e Shqipërisë u kërkon institucioneve financiare në Shqipëri të plotësojnë sa më shpejt kriteret për zbatimin e programit evropian të pagesave. Me përfshirjen e vendit në SEPA, dërgesat jashtë vendit do jenë me komisione të ulëta dhe në afat të shpejtë.
“Sot gjej rastin t’ju them të nisni me rigorozitet përgatitjet me rigorozitet dhe përkushtim për të respektuar afatet e rregullores përkatëse, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët brenda vitit të ardhshëm”, tha Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Sejko shtoi se Banka e Shqipërisë do të ofrojë ndihmë për të plotësuar kriteret teknike, duke sqaruar edhe përfitimet me uljen e kostove të transaksioneve.
‘’Ky anëtarësim do t’i kursejë aktorëve ekonomikë mbi 20 milionë euro vetëm vitin e parë si rezultat u uljes së komisioneve’’, u shpreh Sejko.
Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sistemeve të Pagesave, drejtuesit e Bankës Qendrore, u bënë thirrje bankave tregtare, që të integrojnë projektet inovative, veçanërisht në hapjen e llogarie bankare në distancë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë