Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

22 Korrik 2026 | 15:15

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë e modelimit dhe të dënuarit për abuzim seksual Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur të hënën në banesën e tij në Colombes, në periferi të Parisit.

Lajmi u konfirmua nga zëvendësprokurorja e Gjykatës së Nanterre, Marie-Celine Loverisy, e cila bëri të ditur se do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Pak para vdekjes, Siad kishte dhënë një intervistë për CNN, ku deklaronte se nuk ishte në dijeni se dy gra, të cilat ai ia kishte prezantuar Epsteinit, më vonë e akuzuan atë për abuzim seksual.

Sipas tij, Epstein e kishte siguruar se kishte paguar për krimet e kryera pas dënimit të vitit 2008 dhe se ngjarje të tilla nuk do të përsëriteshin.

“I besoja atij dhe besoja se ky djalë ishte një profesionist”, u shpreh Siad për CNN.

Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregojnë se Epstein i kishte paguar Siadit dhjetëra mijëra dollarë.

Në të njëjtat dosje përfshihen edhe mesazhe, ku Siad e informonte Epsteinin për gra të reja që kishte takuar, ndërsa në disa raste i dërgonte fotografi të modeleve ose të kandidateve për asistente.

Në një prej bisedave, pasi Siad i dërgoi një fotografi të një gruaje, Epstein iu përgjigj shkurt: “Shumë e madhe.”

Sipas dokumenteve të bëra publike, emri i Siadit përmendet më shumë se 2,000 herë në dosjet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë që lidhen me çështjen Epstein.

Lidhjet e Epstein me industrinë e modës vijojnë të jenë nën hetim. Ndërkohë, në Francë ishte në zhvillim një hetim penal ndaj Siadit, i cili akuzohej edhe për sulm seksual. Një modele e kishte akuzuar atë për përdhunim, duke pretenduar se ngjarja kishte ndodhur në vitin 1990, kur ai punonte në Francë ndërsa siad i kishte mohuar akuzat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Facebook dhe Instagram përballen me ndërprerje në të gjithë botën

Platformat e firmës së mediave sociale Meta me seli në SHBA përjetuan ndërprerje të mërkurën. Sipas Downdetector, gjurmuesi i ndërprerjeve, përdoruesit raportojnë probleme që lidhen...
14:49 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026

Kremlini: Rusia do të përfaqësohet në nivel të lartë në samitin e G20 në SHBA

Rusia patjetër do të marrë pjesë në një nivel të lartë në samitin e G20 në SHBA, tha zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov. “Sidoqoftë,...
13:42 | 22/07/2026