Paketë ndëshkimesh për ndotësit/ Rama paralajmëron masa të reja

19 Gusht 2023 | 15:27

Të gjithë ata që do të ndotin ambientet publike do të përballen me masa të reja ndëshkimore duke filluar nga fillim viti i ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale ku thotë se nuk do të lejojnë që sjellja e një pakice të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike.

Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillim vitin e ardhshëm- bën të ditur kreu i qeverisë.

Me qëllim sensibilizimin e qytetarëve, policia e shtetit ndërmori disa aksione në disa akse rrugore duke ndalur automjetet, shoferët e të cilëve kishin hedhur mbeturina gjatë rrugës që përshkonin. 

Gjatë këtij sezoni turistik, imazhi që janë përballuar turistët në disa qytete bregdetare nuk ka qenë aspak i mirë, me kosha të tej-mbushur dhe mbeturina të hedhura në rrugë. Më problematike situata paraqitet në Sarandë, ku turistët e huaj nuk e kanë fshehur zhgënjimin për situatën me mbetjet. 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026