Pakt për Evropën, Ditmir Bushati: Të ndiqet shembulli i Spanjës dhe Kroacisë

25 Mars 2020 | 19:10

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e konsideron të nevojshëm një “pakt për Evropën” mes aktorëve të klasës politike në vendi në mënyrë që procesi i integrimit të përshpejtohet. Deputeti i Partisë Socialiste duke folur në Ilva Now, u shpreh se, kjo nuk do të thotë se partitë duhet të bëjnë pazare.

“Nuk flas për bashkëqeverisje, përkundrazi ka praktika të vendeve të tjera. Për shembull, Spanja kur po largohej nga situata me Frankon dhe hyri në periudhën post-frankiste, bëri një pakt për Evropën. Kroacia që është në rajonin tonë, nuk e konsideroi një pakt për Evropën, por ishte një dritë e gjelbër për një sërë ligjesh dhe ndërtimit të disa institucioneve ku kishte konsensus dhe bashkëpunim politik”, deklaroi z. Bushati.

Ashtu si në frymën e mbajtjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ish-ministri kërkoi që aktorët në vend të ulën për të diskutuar për integrimin për të përcaktuar hartën e rrugës që duhet të ndiqet dhe jo thjesht për të diskutuar mbi disa kërkesa që vijnë nga Brukseli apo Bundestagu.

“Pse mos të ulemi të gjithë së bashkë për të miratuar disa rregulla. Është koha për ta riparë qasjen tonë përkundrejt procesit të integrimit. Risia e vendimit të BE, duhet lexuar si mbajtje e derës hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por reformat varen prej nesh dhe prej askujt tjetër”, tha deputeti socialist.

“Pakti nënkupton që aktorët politikë të bien dakord për ngritjen e disa institucioneve dhe respektimin e tyre edhe kur nuk biem dakord. Duhet të garantojmë një situatë të ndryshme politike dhe të krijojmë një unitet, pasi integrimi shkon përtej mandatit të një qeverie dhe duhet të kemi një qasje strategjike”, shtoi z. Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm nuk e konsideron veten një zë kritik apo një opozitë brenda Partisë Socialiste, por sipas tij qëndrimet vijnë për shkak të investimit të taksapaguesve shqiptarë dhe të një investimi dhe të ndërkombëtarëve dhe për këtë arsye përpiqet që të bëjë gjënë më të mirë për vendin.

Z. Bushati tha më tej se në fund të procesit të integrimit shqiptarët nuk do të hanë “kushte dhe kapituj”, por do të duhet që të arrihet zhvillimi i vendit dhe sundimi i ligjit pasi qytetarët do të vijojnë të jetojnë në këtë vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021