Paloka: Nuk presim të heqin non gratën e Berishës, çfarë ka ndryshuar te amerikanët

21 Shtator 2023 | 21:45

Ambasada Amerikane tha sot që aktorët e politikës duhet të rishikojnë me kujdes qëndrimet e tyre pranë personave të shpallur “non grata”.

Në lidhje me këtë, reagoi dhe deputeti i PD, Edi Paloka i cili në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se ambasada kishte të njëjtin qëndrim që ka pasur gjithmonë.

Më tej ai nënvizoi se nuk presin që Ambasada Amerikane t’i heqë ‘non gratën’ Berishës, duke theksuar se ky i fundit së bashku me deputetët e tjerë janë zgjedhur nga elektorati i djathtë.

“Ambasada i është përgjigjur një media, nuk ka një deklaratë.  Ambasada ka të njëjtin qëndrim që ka pasur gjithmonë. Nuk presim që Ambasada Amerikane t’i heqë ‘non gratën’ Berishën. E mbanin mend kur ishte ajo zonja tjetër që i kërcënoi shqiptarët se do të hani bar, nëse nuk përjashtoni Berishën, duke mos marrë parasysh fare se Berishën dhe 50 deputetë të tjerë i ka zgjedhur elektorati i djathtë, nuk i ka zgjedhur ambasada. Kjo pjesë është ezauruar ka dy vite.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026