PAMJE/ Audi dhe Jaguari ndiqen nga policia, kush janë 5 të arrestuarit me kanabis

21 Qershor 2025 | 09:32

Një ndjekje policore është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Tiranë ndaj dy automjeteve luksoze, një Audi dhe një Jaguar, pas informacioneve të marra për veprimtari të paligjshme.

Pasi efektivët arritën të neutralizonin të dy automjetet që po ndiqnin, gjatë kontrollit të mjetit tip Audi, me drejtues shtetasin Alban Prendi dhe pasagjer Erjan Perlleshi, shërbimet e Policisë gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë.

Lënda dyshohet se po transportohej me qëllim shitje ndërkohë, automjeti tip Jaguar, që i ndiqte nga pas, drejtohej nga shtetasi Egzon Buzalli, me pasagjerë shtetasit Shaban Nikolli (Germaj) dhe Elsad Germaj, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Dy nga personat e ndaluar po transportonin lëndën narkotike me automjetin Audi, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me automjetin Jaguar.

Efektivët arrestuan në flagrancë të pesë shtetasit që ndodheshin në brendësi të dy makinave ndërsa si rezultat i operacionit “Valiasi” u sekuestruan 5.3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, pesë aparate celularë si dhe dy automjetet Audi dhe Jaguar.

Të arrestuarit dhe akuzat:

Alban Prendi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ndërsa Erjan Perlleshi, Elsad Germaj, Shaban Nikolli (Germaj) dhe Egzon Buzalli akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

Njoftimi i plotë i policisë

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg Cannabis Sativa.

2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.

Sekuestrohen 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026