Pamje/ Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Katar, shpërthime mbi Doha

23 Qershor 2025 | 18:45

Mediat ndërkombëtare raportojnë se shpërthime po dëgjohen mbi Doha pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj një baze amerikane në Katar, raporton News.az duke cituar CNN.

Zyrtarët perëndimorë i thanë Axios se Irani kishte qëlluar gjashtë raketa drejt të paktën një baze amerikane në vendin e Gjirit.

SHBA-të po gjurmojnë raketa të shumta të lëshuara nga Irani drejt bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak, sipas dy zyrtarëve të njohur me çështjen.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë, Dan Caine, janë në Dhomën e Situatave, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Po ashtu televizioni shtetëror iranian raportoi se Irani ka filluar një operacion kundër një baze amerikane në Katar.

Një zyrtar i informuar për këtë çështje tha gjithashtu se Irani ka lëshuar raketa në bazën ajrore Al Udeid të drejtuar nga SHBA-të.

Një zyrtar i lartë tha më parë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes po monitoronin kërcënimet e mundshme të sulmeve ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar.

Kjo vjen pas raportimeve të mëparshme nga mediat amerikane që thoshin se Irani po përgatitej menjëherë të qëllonte me raketa një bazë amerikane në Katar.

Kujtojmë që katari mbylli këtë të hënë hapësirën e tij ajrore pas informacioneve se irandi do të godiste bazën Al-Udeid.

Kjo është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e selisë së Centcom-it amerikan për të gjitha operacionet e tij ajrore në Lindjen e Mesme, ku shërben edhe personeli ushtarak britanik me rotacion.

Pas Katarit, janë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore edhe në bazën amerikane Ain al-Asad në Irak, për shkak të dyshimeve për një sulm të mundshëm.

SHBA-të kanë parë indikacione se Irani po bën përgatitje për të sulmuar instalimet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, përfshirë Bazën Ajrore Al Udeid në Katar, sipas dy zyrtarëve të njohur me çështjen.

Zyrtarët amerikanë janë përgatitur për mundësinë që Irani të synojë objektet amerikane pas sulmeve të kësaj fundjave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike

Aleanca e inteligjencës “Five Eyes”, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, ka paralajmëruar se modelet më të avancuara të...
18:11 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës

Asteroidi (152637) 1997 NC1 do të kalojë pranë Tokës pa rrezik të shtunën dhe do të jetë i dukshëm për vëzhguesit me ndihmën e një...
17:02 | 24/06/2026