PAMJE/ Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen makina dhe biznese
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një byrektore, duke lënë pasoja të mëdha në dëme materiale, jo vetëm në objektin ku ka ndodhur shpërthimi, por edhe në dy bizneset ngjitur, në tre makina të parkuara aty pranë dhe në xhamat e pallateve përreth.
Sipas hetimeve të para, shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi. Zhurma ka qenë aq e madhe sa një pjesë e banorëve kanë dalë të traumatizuar nga banesat, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 10:35 Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin