Pamje spektakolare të breshkave të detit në Australi
Shkencëtarët australianë kanë filmuar me dron pamjet e mijëra breshkave të ujit, teksa krijojnë fole në breg.
Kërkuesit thanë se zhvillimi teknologjik dhe përdorimi i dronëve u ka dhënë mundësinë që t’i vëzhgojnë më me saktësi breshkat që bëjnë fole në ishullin Raine, vendi ku ndodhet popullata më e madhe në botë.
Shkencëtaret vëzhguan rreth 64 mijë breshka që i përkasin një specieje të rrezikuar.
Më parë, ata duhej të vendosnin shirita të bardhë mbi zhguallin e breshkave dhe përpiqeshin t’i numëronin nga një varkë e vogël.
Kjo metodë nuk ishte e saktë, pasi nuk kishte shikueshmëri të mirë.
Përdorimi i dronëve ka mundësuar të analizohet çdo fragment i videove në laborator, gjë që i ka bërë të kuptojnë se e kanë nënvlerësuar popullsinë e këtyre breshkave.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta