Pamje të rënda| Futbollisti ndërron jetë pas sulmit nga krokodili
Futbollisti Jesus Alberto Lopez Ortiz, humbi tragjikisht jetën në rajonin e Santa Cruzit në Kosta Rika, pasi u sulmua nga një krokodil.
Futbollisti i njohur në vendin e tij si Chucho, luante për ekipin e Deportivo Río Canas në Ligën Ascenso të Kosta Rikës.
Sipas Policisë, Chucho u sulmua nga një krokodil në lumin Canas. Dëshmitarët e ngjarjes treguan se lojtari 29-vjeçar u hodh nga një urë në ujërat e lumit Canas teksa ishte duke u stërvitur. Fatkeqësisht, sulmi i krokodilit çoi në vdekjen e tij të menjëhershme. Në rrjete sociale është bërë virale dhe një video ku shihet teksa krokodili tërheq trupin e pajetë të futbollistit.
Për të gjetur eshtrat e Lopez -it, policisë iu desh të vriste me armë zjarri krokodilin.
“Me dhimbje të thellë bëjmë publike vdekjen e lojtarit tonë Jesus Lopez Ortiz (Chucho) Zoti ia preftë shpirtin”, njoftoi në një deklaratë publike klubi i 29-vjeçarit.
“Pusho në paqe Çuço , bashkohemi me dhimbjen e gjithë familjes së tij, do të na mungosh. Ti po na merr një pjesë të gjithëve me vete mik i dashur.
Sot është një ditë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe ne do t’ju kujtojmë në shumë aspekte të jetës tuaj sportive si trajner, lojtar dhe gjithashtu si familjar. Do të jetoni gjithmonë në zemrat tona Chucho. Fluturoni lart”, vijon mesazhi i ekipit të tij.
#AHORA en #CostaRica se reporta el deceso de Jesús Alberto López un futbolista de 29 años quien aprovechó esta mañana para bañarse en el #RioCañas cuando fue sorprendido por un #Cocodrilo. pic.twitter.com/mDU2afqigJ
— RAMIRO ESCOTO DIGITAL (RED) (@Ramiro_Escoto) August 2, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë