Pamje tronditëse nga Ekuadori, momentet kur futbollisti ekzekutohet me bashkëshorten

19 Dhjetor 2025 | 13:15

Futbollisti 33-vjeçar Mario Pineda u qëllua për vdekje nga persona të panjohur të armatosur në Ekuador, ndërsa edhe gruaja e tij u vra në të njëjtin sulm.

Një kamerë sigurie ka regjistruar momentin e sulmit vrasës, i cili ndodhi të mërkurën, ndërsa 33-vjeçari ndodhej jashtë një dyqani.

Pamjet tregojnë dy burra të maskuar që i afrohen futbollistit duke i drejtuar armët, ndërsa ai ngre duart lart, sikur po u lutej për mëshirë.

Në sekondat pasuese, dy sulmuesit zbrazin armët mbi Pinedën dhe gruan e tij, ndërsa nëna e futbollistit mbeti gjithashtu e plagosur nga të shtënat.

Mediat lokale raportojnë se, ndonëse nuk ka informacion zyrtar mbi motivet e vrasjes, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për ekzekutimin e një kontrate vdekjeje që kishte në shënjestër 33-vjeçarin.

Disa orë më parë, Pineda dyshohet se kishte ripublikuar një njoftim nga shokët e tij të ekipit, ku thuhej se ata nuk do të zbrisnin në fushë për shkak të borxheve të Barcelonës SC, klub për të cilin ai luante.

Ekzekutimi i dyfishtë ndodhi në qytetin e Guayaquil, i cili, sipas BBC-së, është një nga zonat më problematike për dhunën e bandave dhe trafikun e drogës, me rreth 1,900 vrasje të regjistruara nga janari deri në shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria britanike: Një tanker nafte është goditur në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian tha se një tanker me gaz natyror të lëngshëm u sulmua të martën në Ngushticën e Hormuzit pranë Omanit, pasi injoroi paralajmërimet,...
08:00 | 07/07/2026

“Putin po e ndjen presionin,” Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më pranë nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
07:43 | 07/07/2026

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026